Drita fitoi sot ndaj Arbërisë me rezultatin 2-0 për të siguruar edhe zyrtarisht kalimin në garat evropiane. Por, kjo fitore e Dritës nuk i shkoi për shtati aspak Arbërisë, pasi ekipi nga Dobraja ka rënë nga Superliga.
Pas ndeshjes, trajneri Arbnor Morina nuk u prononcuar fare për media. Komentatori i takimit Drita – Arbëria, Jon Ajeti tha se askush nga klubi i Arbërisë nuk është në gjendje të flasë pas takimi.
Por në faqen zyrtare të skuadrës ka pasur një reagim ku theksohet rënia e skuadrës nga liga elite. Mbaron gjithçka, ka shkruar faqja zyrtare, duke potencuar se ‘këtu përfundon avantura e skuadrës në këtë rang garash’.
“Faleminderit gjithëve për mbeshtetjen, faleminderit lojtarëve që dhanë gjithçka. Nuk i a dolem dot! Kjo Arbëri humbi betejen por jo edhe luftën. Do kthehemi prap, ua kemi borxh gjithë atyre që me zemër e duan këtë stemë” ëhstë shkruar në fund të njoftimit, duke shprehur falënderim ndaj atyre që e kanë ndihmuar skuadrën.