Vëllaznimi i Gjakovës është duke synuar të zhvilloj një sezon perfekt për t’u rikthyer në Superligë.
Kuqezinjtë janë në negociata për të emëruar në krye të shtabit teknik Arbnor Morinën.
Menaxheri i klubit, Besnik Gojani e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” se janë të fokusuar rredh organizimit të klubit porse ende ka kohë për një vendim. Ai thotë se janë në negociata me disa nga trajnerët të njohur në Kosovë, ku lakohet edhe emri i Arbnor Morinës.
“Jemi në negociata me Arbnorin, por deri të enjten nuk do të ketë zyrtarizim. Vëllaznimi është i fokusuar të luaj futboll cilësor. Pas emërimit të trajnerit, do të bëjmë disa transferime të futbollistëve. Synimi i Vëllaznimit do të jetë loja korrekte, e bukur dhe pastaj ndeshje pas ndeshje, do të shohim”, ka thënë Gojani.