Turqia është përballur me Gjeorgjinë sot në kuadër të Kampionatit Evropian, Euro 2024.
Ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 3:1 për Turqinë.
Mirëpo, Arda Güler ka thyer sot një rekord, duke u bërë kështu lojtari më i ri që ka shënuar në debutimin e tij në një ndeshje të Kampionatit Evropian, shkruan Gazeta Enigma.
Ai është 19 vjeç e 114 ditë.
Kështu Güler ka tejkaluar rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili vendosi në 2004-tën, këtë rekord duke qenë 19 vjeç e 128 ditë. /Gazeta Enigma
Arda Güler thyen rekordin e Cristiano Ronaldo-s
