Ardian Bujupi largohet në Spanjë me modelen indiane për ditëlindje (Foto)

Ardian Bujupi largohet në Spanjë me modelen indiane për ditëlindje (Foto)

Ardian Bujupi kohëve të fundit është komentuar shumë në mediat rozë.

Kjo pasi u ngritën dyshime se ai dhe ish konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, janë në lidhje

Por këto dyshime i hedhën poshtë, vetë ata pasi mohuan një gjë të tillë dhe u shprehur se ata bashkëpunuan vetëm për projektin e fundit të këngëtarit në të cilin ishte pjesë edhe ish konkurrentja.

E sot Ardian Bujupi po feston ditëlindjen e 31-të.

Në këtë ditë të veçantë ai ka zgjedhur ta festojë me modelen indiane, Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke “u arratisur” drejt Sapnjës.

Në rrjetet sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë.

Teksa Sabrine i ka bërë edhe një urim të ëmbël. Ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan: “Një nga njerëzit më të mirë. Të dua”.

Këngëtari po ashtu e ka mohuar një lidhje me modelen duke u shprehur se mes tyre ka miqësi.

Dyshimet për një lidhje mes tyre kanë nisur po ashtu nga një këngë, “Modela” që u publikua në 2020, ku ajo u shfaq si protagoniste. Dyshja nisi të shoqërohej bashkë dhe ishin thuajse të pandarë.

Mirëpo, gjërat mes tyre patën një krisje dhe të dy nuk u panë më bashkë. I ftuar në një emision muaj më vonë, Ardiani u pyet se si e ka emrin “Julieta” e tij dhe artisti tha “Sabrine”.

Në këtë këngë, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve. Pra, ai konfirmoi se mes tij dhe balerinës ka patur një romancë që ka marrë fund dhe ai i ka dedikuar një këngë.

Dhe krejt papritur disa muaj më parë, Ardiani u shfaq sërish me Sabrine.

Related Articles