Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it ndaj Kosovës në fushën e sigurisë dhe zhvillimit institucional,
Gjatë takimit u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të Kosovës.
Gjini theksoi se prania e KFOR-it mbetet e një rëndësie të veçantë për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, duke nënvizuar nevojën që Kosova të ndërtohet si partner i besueshëm për NATO-n.
