Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kandidatit për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një poastimi në Facebook Gjini i ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës”, ka shkruar ai.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”.