Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kërkuar që deputetët, pa dallim partie të votojnë pro tërheqjes nga Trusti.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka fajësuar Qeverinë e cila sipas tij po prodhon kaos ekonomik në Kosovë dhe po tregohet e paaftë për të reaguar në këtë situatë kritike ekonomike
Sipas tij, Qeveria po i shantazhon deputetët e VV-së që mos ta votojnë Trustin.
Postimi i plotë i Kastratit:
Të nderuar miq,
Qeveria që po prodhon kaos ekonomik në Kosovë (ku pjesa dërrmuese e qytetarëve tani e kanë të rrezikuar mbijetesën) sot e paaftë për të reaguar në situata kritike që vet i ka prodhu, po mundohet me ik nga përgjegjësia para qytetariëve duke i ik temës në Kuvend dhe po shantazhojnë deputetet e vet mos me votu TRUSTIN.
Nëse sot në Kuvemd jemi 120 njerëz do duhej të kishim 120 vota njerëzore për TRUSTIN . Kaq qytetarët presin sot nga Kuvendi.
Unë sot masdite do të shkoj në Kuvend për ta dhënë votën time për TRUSTIN posa të nis procedura e votimit.
/Gazeta Enigma/