Ardian Nuhiu i Dritës me tërë “artilerinë” e pret Antwerpin në ndeshjen e kthimit

Ardian Nuhiu i Dritës me tërë “artilerinë” e pret Antwerpin në ndeshjen e kthimit

Në javën e ardhshme, Drita e Gjilanit do ta zhvillojë njëren prej ndeshjeve më me rëndësi në histori të klubit.

Skuadra nga Anamorava do të jetë nikoqire e belgëve të Royal Antwerpit në kuadër të rundit të dytë eliminator në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë në Antwerp u mbyll në paqe 0:0, derisa në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten, Drita synon ta shkruajë historinë.

Për këtë ndeshje të madhe, Drita e Ardian Nuhiut ka marrë një lajm të mirë për momentin.

FrontOnline mëson nga burime të afërta me klubin se te gjilanasit nuk ka ndonjë mungesë për këtë ndeshje.

Ndryshe, kjo sfidë luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

Në rast të kualifikimit tutje, në rundin e tretë eliminator, Drita do të përballej me fituesin e ndeshjes Seinajoen Jalkapallokerho – Lillestrom.

Related Articles