Ardiani, nipi i Luan Krasniqit premton titullin europian: Jam në formë, faleminderit për mbrëmë

Ardiani, nipi i Luan Krasniqit premton titullin europian: Jam në formë, faleminderit për mbrëmë

Ardian Krasniqi mbrëmë në Nuremberg të Gjermanisë fitoi ndaj Andreas Masold dhe mbrojti titullin kampion të Gjermanisë, “BDB Germany Light Heavy”.

Nipi i Luan Krasniqit qysh në raundin e dytë arriti fitore me nokaut ndaj kundërshtarit të tij.

Pas këtij triumfi,  Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë të pranishmit të cilët e përkrahen mbrëmë, ndërsa premtoi se këtë vit do të luftoj për titull të Evropës, shkruan Reporteri.net.

“Dje kam luftuar ndeshjen time të 9-të profesionale dhe fitova përsëri me një KO! Një falënderim i madh për të gjithë që ishin aty dhe më kanë mbështetur. Unë gjithmonë jap maksimumin dhe jam në formë të shkëlqyer. Ky vit do të sjellë titullin e Kampionit Evropian”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles