Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifit, duke e akuzuar se komuna që ai udhëheq mbajti zi për terroristët që sulmuan policinë në Banjskë të Zveçanit.
“Pas shpalljes “ditë zie” me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës”, ka shkruar Sinani.
Ajo ka publikuar edhe flamurin serb në Komunën e Preshevës.