Ardita Sinani është zgjedhur kryetare e komunës së Preshevës.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Më në fund, Presheva bën distancim nga bashkëpunimi me politikat e Vuçiqit”, shkroi Kamberi.
Sinani deri më tani ka shërbyer si Këshilltare për Luginën e kryeministrit Albin Kurti.