Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Ardit Çuni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka treguar propozimin që do t’i bëjë Beniadës pasi ajo të dalë nga shtëpia.
Ai ka treguar se ka shkruar dy balada dhe në njërën prej tyre dëshiron të ketë modelen protagoniste të klipit.
“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videoklip të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge”, është shprehur Arditi.
Kujtojmë se Arditi dhe Beniada krijuan një marrëdhënie të ngushtë brenda “Big Brother VIP”. Këngëtari ka deklaruar se po e pret jashtë dhe që të njihen më tepër./Gazeta Enigma/