Turqia, destinacioni kryesor përgatitor për klubet kosovare

Turqia, destinacioni kryesor përgatitor për klubet kosovare

Skuadrat e ligës elite të Futbollit të Kosovës kanë intensifikuar maksimalisht fazën përgatitore dimërore, shkruan Gazeta Enigma.

Një sezonë e jashtëzakonshme e me plotë sfida i pretë skuadrat e BKT Superligës së Kosovës në Futboll, veçmas ato që aspirojnë kreun e tabelës, por edhe skuadrat që synojnë mbijetesën.

Tashmë dihet që së paku tri skuadra do të jenë në luftë të drejtpërdrejtë për titull, Gjilani, Ballkani e Drita, të përcjellura nga Llapi, e cila ka pasur një finish të jashtëzakonshëm në fund të edicionin vjeshtor.

Padyshim se lufta do të jetë e pakompromis në secilën ndeshje dhe për çdo pikë, sidomos në takimet e ndërsjella mes rivalëve potencial pasi epilogu i çdo takimi ka rëndësi të jashtëzakonshme.

Kjo ka bërë që të gjitha skuadrat e pjesës epërme të tabelës të mobilizohen maksimalisht për t’u përgatitur sa më mirë, ndërsa mësohet se destinacioni kryesorë i tyre në këtë fazë do të jetë Turqia.

SC Gjilani që ka kaluar periudhën mes dy sezoneve në krye të renditjes tabelare. Ka njoftuar se me sukses ka vijuar përgatitjet në Gjilan e më pas në Durrës, ndërsa ka paralajmëruar që pjesën e mbetur të fazës përgatitore, përveç mobilizimit përgatitor, do të zhvilloj edhe 4 ndeshje kontrolluese të aranzhuara me skuadra prestigjioze nga Turqia, Zvicra, Ukraina e Russia.

Testimi skuadrës nga përgatitjet e fundit në Shqipëri

???????? LIVE: Përgatitjet e fundit nga “Resort Tropikal” në ShqipëriPosted by SC Gjilani on E shtunë, 15 janar 2022

Ballkani nga Theranda ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive, duke i tejkaluar problemet e shfaqura me ndërrimet që pasuan në shtabin teknik pas edicionit vjeshtor, ndërsa ka zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese në terrenin e saj në kuadër të përgatitjeve të përgjithshme.

???? Kemi triumfuar me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë miqësore ndaj KF Fushë Kosovës. FC Ballkani – KF Fushë Kosova 5-0…Posted by FC Ballkani on E shtunë, 15 janar 2022

E fazën përgatitore me kohë e ka filluar edhe FC Drita nga Gjilani. Kjo skuadër menjëherë pas festave të fundvitit është mobiluzar ndërsa ka paralajmëruar se nga e diela do të udhëtoj për në Turqi, si destinacion kryesor për fazën përgatitore parasezonale.

Siç është potencuar në njoftim, gjatë periudhës sa do të qëndroj në përgatitje, Drita do t’i zhvilloj 4 ndeshje miqësore, dhe do të qëndroj plotë dy javë atje.

Klubi ynë, FC DRITA niset sonte për në Turqi Klubi ynë do të udhëtojë drejt Turqisë për përgatitje parasezonale. Në…Posted by Drita FC on E diel, 16 janar 2022

Përgatitjet parasezonale në Turqi i ka konfirmuar për Gazeta Enigma edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ai ka potencuar se shumë më herët ka aranzhuar akomodimin dhe udhëtimin, ndërsa ka planifikuar 5 ndeshje kontrolluese. Batatina ka theksuar poashtu se këto 5 ndeshje nuk do të jenë ngarkesë për lojtarët, pasi sipas tij, qëllimi i tij dhe atafit është që t’u jepet mundësi të gjithëve, pasi siç ka  thënë, Llapi ka numër të madh të lojtarëve të cilët duhet të s’provohen në këtë fazë.

Ekipi ynë tash e tre ditë me radhë ka rritur intensitetin e stërvitjeve duke u përgatitur nga dy herë në ditë. Ekipi po…Posted by K.F. Llapi on E enjte, 13 janar 2022

E destinacion kryesor përgatitor Turqinë do ta ketë edhe KF Prishtina, e cila së fundi ka njoftuar për tejkalimin e situatës së pakëndshme që ka mbretëruar me stafin dhe disa lojtarë, ndërsa ka ndërprerë kontratat me shumë prej tyre, duke ruajtur boshtin e ekipit.

???????????????????????????? ????????????????????????????̈???????????? ???????????? ????????????????????????̈???????????????????????? ???? ????????????????????????????̈ ???????????? ???????????? ????????????????????̈???? ???????????? ???????? ????????????????????????????????????̈???? NLB Banka, njëra ndër bankat më të…Posted by FC Prishtina on E enjte, 13 janar 2022

Në pozitë më pak të volitshme janë proklamuar disa skuadra të mesit të tabelës, përveç Drenicës e cila edhe në tabelë ka pozitë më të mirë se tjerat, ndërsa Malisheva, Dukagjini e Ulpiana tërë fazën përgatitore e kanë zhvilluar në funksion të arritjes së objektivave për mbijetesë. Të tri këto skuadra së fundi kanë njoftuar për disa përforcime të sjellura në afatin kalimtar, por që mbetet të shihen rezultatet e tyre.

Seanca e parë stërvitore! Skenderaj – 07 Janar 2022 Sot në ambientet e fushës ndihmëse të KF Drenica, është mbajtur…Posted by FC Drenica – Faqja Zyrtare on E premte, 7 janar 2022

Transfer i ri Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u…Posted by FC Malisheva on E enjte, 13 janar 2022

FC Dukagjini Klinë

Ndërsa Ferronikeli duket që do të jetë skuadra e vetme, e cila, përveç që është përfolë për probleme organizative, ka pasur edhe largime të shumëta nga klubi dhe synim parasorë do të ketë mbijetesën eventuale, edhe pse dihet botërisht që do ta ketë shumë të vështirë.

Mirë se vjen DOMAGOJ FRANIC KF ULPIANA 1926, arrin marreveshje me mbrojtesin Kroat Domagoj Franic (mbrojtes) i cili…Posted by KF Ulpiana on E shtunë, 15 janar 2022

Related Articles