Argjentina fiton trofeun e Kupës së Amerikës, Messi lojtari me më së shumti tituj në histori të futbollit

Argjentina fiton trofeun e Kupës së Amerikës, Messi lojtari me më së shumti tituj në histori të futbollit


Argjentinasit kanë fituar trofeun e Kupa Amerikës, pasi arritën të mposhtin në finale Kolumbinë.

Rezultati final i kësaj ndeshje ishte 1:0.

E ndeshja e zhvilluar në Miami u shtye për më shumë se një orë, kjo për shkak se mijëra tifoz tentuan të futeshin në stadium pa bileta.

Argjentinasit fituan përmes vazhdimeve falë golit të Lautaro Martinez.

Lionel Messi bashkë me djemt e skuadrës ngritën lartë trofeun e dytë radhazi të këtij kompeticioni.

Yllit të Inter Miamit, Lionel Messi, iu desh ta ndërpriste ndeshjen më herët për shkak të një lëndimi që e pësoi në pjesën e dytë.

Ai u largua me lot në sy nga fusha e blertë.

Ndëkohë me arritjen e Kupës së Amerikës të dielën, argjentinasi është tashmë, i vetëm, lojtari me më shumë tituj në historinë e futbollit, duke ia kaluar Dani Alves. /Gazeta Enigma

Related Articles