Argjentina është shokuar në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, duke u mposhtur nga Arabia Saudite me rezultat 1:2.
Kombëtarja e Argjentinës ndeshjen hapëse e kishte humbur edhe në vitin 1990, ndaj Kamerunit, me rezultat 0-1.
Mirëpo, ky grup i Argjentinës kishte arritur deri në finale, duke pësuar humbje nga Gjermania Perëndimore, me rezultat 1-0.
Kështu që kjo mund të jetë një shpresë për Lionel Messin dhe skuadrën e Argjentinës.