Arifi: Kurti e propozon Osmanin për presidente nëse është i sigurt që nuk votohet

Arifi: Kurti e propozon Osmanin për presidente nëse është i sigurt që nuk votohet

Opinionisti Avni Arifi, në një deklaratë për media tha se kryeministri Albin Kurti mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente nëse është i sigurt që ajo nuk do të votohet.

Arifi gjithashtu përmendi se Vjosa Osmani ka pasur gjithmonë një orientim pro-amerikan, gjë që ka penguar Kurtin.

“Ekziston një përkrahje e madhe për Vjosën tek militantët e VV-së, dhe ka edhe votues të partive të tjera që mendojnë se Vjosa është zgjedhja më e mirë. Kjo mund të ndodhë në momentin e fundit, kur e di që nuk do të zgjidhet, për të ruajtur kalkulimet e tij politike”, tha ai në “Rubikon”.

“Në fjalimet e Vjosës, gjithkund është përmendur Amerika, ndërkaq Kurti ka thënë se ‘Amerikën nuk e kemi në kufi’. Vjosa Osmani ka pasur gjithmonë një orientim pro-amerikan, gjë që nuk e ka pasur Kurti, dhe kjo e ka penguar Kurtin”, tha Arifi.

Related Articles