Arifi: Kurti po lufton të mbes kryeministër përgjithmonë

Arifi: Kurti po lufton të mbes kryeministër përgjithmonë

Njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, në një deklaratë për media ka thënë se lideri i VV-së Albin Kurti, po lufton të mbesë kryeministër përgjithmonë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Po mundohet ta shtyjë deri në pafundësi këtë situatë. Koncensus ka në Kuvend, partitë politike që janë aty kanë shprehur gatishmëri për ta diskutuar për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, bile janë përmendur edhe emra. Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë”, tha ai në “Rubikon”.

“Pse nuk shkon Lëvizja Vetëvendosje me një listë me 10 preferenca?”, deklaroi Arifi. /Gazeta Enigma/

Related Articles