Kreu i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, tha se Presheva nuk mund të mbajë zi për serbët e vrarë në Veri pasi ndihen pjesë të Kosovës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se ka mbi 10 mijë euro gjobë, vetëm për shkak se ka vendosur flamurin shqiptar në institucione.
“Kemi vite me radhë që nuk e kemi ekspozuar flamurin serbë dhe pse ligji na obligon. Unë jam i vetmi kryetar që7-8 vite i kam harxhuar 10 mijë euro dënime për vendosjen e flamurit shqiptar në Preshevë që kam mbi 10 mijë euro gjobë për vendosjen e flamurit shqiptar. Jo Serbia po kushdo qoftë nuk na detyron të mbajmë ditë zie sepse ne jemi shqiptar, dhe ndihemi si pjesë e Kosovës dhe pse administrativisht nuk jemi. Jemi totalisht kundër terrorit”- tha Sinani.
Ai ‘sulmoi’ dhe ish-kryetaren e komunës së Preshevës, duke thënë se Ardita Sinani është bashkëpunëtore e vjetër e qeverisë serbe.
“Ardita Sinani është një bashkëpunëtore e vjetër e qeverisë serbe. Në Preshevë e njohim Ardita Sinanin, Shaip Kamberin, se si bashkëpunojnë. Janë e vetmja e parti që ja ka aprovuar programin qeverisës Vuçiç. Ajo ka takime të shumta me Vulin. Këtë të fundit e ka mik”-përfundoi ai.
Mëngjesit e 24 shtatorit serbët sulmuan Veriun e Kosovës ku si pasojë një polic i Kosovës mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Ndërsa mbetën të vrarë dhe 4 sulmues serbë.
Situata në Veri ka ngjallur reagime të shumta, jo vetëm në rajon por dhe tek ndërkombëtarët.