Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, së fundmi ka reaguar lidhur me tensionet e fundit në Veri të Kosovës, shkruan GazetaEnigma.
Arifi përmes një video të publikuar në Facebook, ka thënë se me Amerikë nuk ka lojë si dhe theksoi se dënon dhunën nga bandat komunitetit serb ndaj gazetarëve, personave dhe institucioneve publike, si dhe pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.
“Dënojmë ashpër dhunën nga banda të komunitetit serb të organizuara nga Beogradi në Veriun e Kosovës, ndaj gazetarëve, personave dhe institucioneve publike, si dhe pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it”, ka thënë Arifi.
Postimi i plotë: