Opinionisti Avni Arifi, në një deklaratë për media ka komentuar prezencën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Veri, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Arifi tha se tendenca e manipulimit dhe e përdorimit të FSK-së për qëllime propagandistike, e godet shtetin tonë.
Kemi arritur në atë situatë që ambasadori gjerman t’i thotë kryeministrit në detyre se është mashtrues, tha ai.
“Besoj që kjo çka është parë, e godet Forcën e Sigurisë së Kosovës, e godet shtetin shtetin e Kosovës dhe institucionet e Kosovës, qasja që e ka bërë, tendenca e manipulimit dhe e përdorimit të FSK-së për qëllime propagandistike”, tha Arifi në “Rubikon”.
“Unë nuk kam parë ndonjëherë ambasadori gjerman me akuzu partinë në pushtet për narrativë mashtruese, do të thotë ambasadori gjerman po e akuzon Qeverinë e Kosovës që janë mashtrues, diçka që e kanë thënë në Kosovë vazhdimisht për Kurtin që është mashtrues, tash kemi mbrri në atë situatë që ambasadori gjerman me i thënë Kurtit je mashtrues”, u shpreh tutje Arifi./Gazeta Enigma/