Arifi: Po abuzohet me votat e diasporës

Arifi: Po abuzohet me votat e diasporës

Opinionisti Avni Arifi, në një deklaratë për media tha se pavërejtshëm po krijohet një ndasi e madhe me kosovarët që jetojnë në diasporë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Arifi ka theksuar se ata janë familjarë tanë dhe nuk duhet të trajtohen si një grup tjetër etnik.

“Me diasporën pa vetëdije po e krijojmë një grup etnik, një diçka që ekziston që ata janë tjetër, po ata janë familjarë tonë. Së pari ata po i marrin disa qëndrime politike shumë më ndryshe, pastaj ekziston abuzimi e tendenca për abuzim me votën e diasporës. Ky është lajm i keq për Kosovën”, tha Arifi në “Rubikon”.

Arifi ka theksuar, se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë që në zgjedhjet e shkurtit, diaspora të ndikojë në votat e familjarëve të tyre në Kosovë.

“Këta njerëz që sot po e udhëheqin Kosovën, kanë ndikuar që votat e 9 shkurtit të ndikohen nga diaspora, që me ndiku kush me fitu në Kosovë. Diaspora është pjesë e identitetit tonë, Kosova nuk do të ishte vend i lirë po të mos kishim diasporë, Kosova edhe sot nuk do të zhvillohej po të mos kishte diasporë”.

“Të gjithë këta janë familjarë tonë, por është shkaktuar një greminë mes perceptimit të proceseve nga njerëzit që janë në Kosovë dhe atyre që janë në diasporë. Është lajm i keq kur diaspora rreshtohet në mënyrën qysh është rreshtuar me Vetëvendosjen të paktën në 2021-tën. Se ata e perceptojnë politikën krejt ndryshe”, ka deklaruar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles