Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka vlerësuar se Qeveria Kurti nuk duhet ta përfaqësojë Kosovën në procesin e dialogut në Bruksel.
Duke i komentuar takimet e fundit të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, me kryenegociatorët e të dy vendeve, Arifi ka thënë se Qeveri në detyrë nuk ka legjitimitet që të përfaqësojë Kosovën në këtë proces.
Sipas tij, takimet e tilla nuk mund të rezultojnë me asnjë sukses.
“S’do të duhej ta përfaqësonte Kosovën sepse s‘ka mandat të rregullt, Kosova s’ka qeveri dhe ai s’ka legjitimet të marrë pjesë në takime të tilla…dialogu po e pret qeverinë e re”, ka thënë Arifi për RTV21.