Ariu që po ua han pulat pejanëve, banori e incizon disa metra në distancë

Ariu që po ua han pulat pejanëve, banori e incizon disa metra në distancë

Një ari është duke i shqetësuar banorët e Pejës. Që disa net radhazi ky ari është duke  hyrë në oborrin e shtëpisë së Valon Musaj banorë në lagjen “Asllan Qeshme” në Pejë.

Ai ka treguar për Insajderin se si ariu i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale duke ia ngrenë 300 pula.

Përpos Musajt, edhe banorët e tjerë të kësaj lagje në Pejë janë të shqetësuar me prezencën e ariut. Sipas tyre, ka raste kur po bëjnë roje natën nga rreziku.

Ariu është incizuar edhe nga afër nga një banorë.

Related Articles