Me 129 vota është zgjedhur Arjeta Sadiku, anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ndërsa, Fidan Hoxhaj me 124 vota dhe Mirlinda Bytyqi me 101 vota, do të shkojnë në raundin e dytë.
Në votim kanë marrë pjesë 253 gjyqtarë.
KGJK do të zgjedhë dy anëtarë të rinj.
Kandidatët e rinj do të zëvendësojnë në Këshill, kryesuesin Skender Çoçaj dhe anëtaren Anita Krasniqi-Prenaj të cilëve u skadon mandati në fillim të muajit korrik 2021.
Në garë për anëtarë të rinj të KGJK-së ishin gjyqtarët, Arjeta Sadiku nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi nga Gjykata në Ferizaj, gjyqtari Fidan Hoxha nga Gjykata në Prizren, Veton Ademaj nga Gjykata në Pejë, Besnik Bislimaj nga Gjykata në Gjakovë dhe gjyqtari Veli Kryeziu nga Gjykata Themelore në Gjilan.