Trajneri i sukseseve, Driton Kuka, ishte ndër ata që morën fjalën me rastin e kthimit të të olimpistëve të artë të Kosovës nga Japonia.
Ekipi jonë i xhudos arriti sukses historik në ‘Tokio 2020’ duke i fituar dy medalje të arta dhe arkitekt i gjithë kësaj arritje është padyshim trajneri i papërsëritshëm i xhudos.
“Unë do të flas pak më shkurt se flasin medaljet”, kështu e nisi fjalën e tij Kuka, duke e falënderuar në radhë të parë Majlinda Kelmendin, e cila fitoi medaljen e artë olimpike në ‘Rio 2016’, në mënyrë që xhudistët tanë të vazhdojnë rrugëtimin dhe tash Kosova t’i ketë tri medalje të arta.
Ai ka thënë se pret që suksesin e xhudos ta ndjekin edhe sportet tjera dhe të arrijnë në nivele të larta.
Trajneri e ka quajtur një mrekulli faktin që Kosova ka tri medalje të arta olimpike duke thënë se kishin shkuar në Japoni për medalje, mirëpo aq optimist për t’i fituar dy medalje të arta nuk kishte qenë as vet.