Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot për anëtare joprokurore të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arlinda Muqën.
Në votim të fshehtë, në seancën e sotme plenare, Muqa mori 59 vota duke fituar kundrejt kandidatëve të tjerë.
Dy kandidatët e tjerë, Novitet Nezaj mori 24 vota, ndërsa Artan Fejzullahu mori besimin e 3 deputetëve.
Muqa më parë ka qenë monitoruese e sistemit të drejtësisë në Institutin e Kosovës për Drejtësi
