Saktësisht në ora 11:00 ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ka nisur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari aktual, Agim Ademi, që njëherit është edhe kandidati i vetëm në këtë kuvend, ka qenë në qendër të vëmendjeve muajve të kaluar.
Në këtë kuvend ndodhet edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Duka që është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka thënë se i pari i shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, Alexander Ceferin do ta vizitojë shumë shpejt Kosovën.
“Më lejoni t’ju dërgoj edhe përshëndetjet e mia nga presidenti Alexander Ceferin, i cili shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën”, tha mes të tjerash Duka.