Futbollisti i Shqipërisë, Armando Broja çdo ditë e më shumë po tregon klasin e tij me Kombëtaren dhe klubin e Southamptonit.
Broja në dy ndeshjet e marsit për Kombëarën shqiptare tregoi paraqitje të mira dhe u përcoll nga shumë agjent.
Këto paraqitje kanë bërë që sulmuesit shqiptar t’i rritet vlera edhe në treg.
Sipas përditësimeve të fundit nga “Transfer Market”, Broja i cili e kishte çmimin prej 9 milionë euro, aktualisht ai kap shifrën e 18 milionë euro.