Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Në Klinë, Ballkani ka arritur një fitore me shumë vlerë ndaj Dukagjinit, fitore kjo që mund të ndikojë shumë në garën për titullin kampion.
Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me rezultat 0 me 1, me Meriton Korenicën që shënoi golin që vendosi rezultatin përfundimtar.
Armend Dallku, trajneri i Dukagjnit ishte shumë i pakënaqur me referimin e Dardan Çakës, në veçanti me kartonin e kuq që ai e dha për Bujar Shabanin.
“Gjyqtari është personazhi që prishi ndeshjen. Ai nuk është aspak profesionist. Kishim shumë më tepër nga loja, por portieri kundërshtar bëri dy pritje shumë të mira. Ne u përpoqëm të ndryshonim lojën, por pa rezultat”, tha Dallku.