Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0.
Kjo fitore ia siguroi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23, skuadrës së drejtuar nga tekniku, Ilir Daja.
Pas ndeshjes për ‘Art Sport’ foli mbrojtësi, Armend Thaqi.
Ai tha se ky titull u tregon kritikëve se jo rastësisht Ballkani ka arritur sukseset në këto vitet e fundit.
“Vitin e kaluar ishte titulli i parë. Këtë vit e kemi treguar veten, kemi pasur orar të ngjeshur dhe u tregon kritikëve që kemi forcë si ekip“, tha Armend Thaqi.