Armend Thaqi pas humbjes nga Dinamo Zagreb: S’kemi çka të bëjmë, po pranojmë gola të lehtë, rezultati nuk ishte real

Armend Thaqi pas humbjes nga Dinamo Zagreb: S’kemi çka të bëjmë, po pranojmë gola të lehtë, rezultati nuk ishte real

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje nga Dinamo Zagreb në ‘Maksimir’ me rezultatin e thellë 3-0.

Pas ndeshjes, Armend Thaqi u shpreh i mërzitur me humbjen e Ballkanit, por edhe me pranimin e tri golave për 8 minutave nga ekipi kroat.

“Deri në minutën e 70’të ishte iniciativa jonë – por këto janë momentet që i vendosin ndeshjet në këto nivele, në goditje standarte po na ndodhë qe disa ndeshje, Dinamo është skuadër e madhe. I morëm tri gola, mirëpo nuk është rezultati real, t’u e pa çka kemi dhuruar në fushë”, tha Thaqi për Art Sport1.

“Po na ndodhë qe disa ndeshje që po pranojmë gola të lehtë, duhet të kemi më shumë përqëndrim në goditje standarte, po punojmë çdo ditë në këtë aspekt, por po na denojnë”, përfundoi ai.

Related Articles