Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, banorët e shpërngulur nisin rikthimin në shtëpi

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, banorët e shpërngulur nisin rikthimin në shtëpi

Mbrëmë është arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit.

Menjëherë pas kësaj banorët e zhvendosur libanezë kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kështu kanë njoftuar mediat shtetërore libaneze.

Agjencia shtetërore e lajmeve NNA raportoi trafik të rënduar në rrugët që çojnë drejt Luginës së Bekasit dhe Libanit Jugor, pavarësisht paralajmërimeve nga ushtria izraelite që banorët e zhvendosur të jugut të mos kthehen ende.

“Banorët e Jugut dhe të Bekasit filluan të kthehen në fshatrat e tyre”, raportoi NNA, duke vënë në dukje konvojët e makinave që transportonin familje.

Pamjet e transmetuara nga agjencia Reuters treguan radhë të gjata makinash duke lëvizur drejt qytetit jugor të Tiros disa orë pas fillimit të armëpushimit. Më shumë se 1.3 milionë njerëz në Liban janë zhvendosur gjatë më shumë se një viti luftimesh, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, raporton CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, forcat izraelite duhet të tërhiqen nga Libani brenda 60 ditësh, ndërsa luftëtarët e Hezbollahut pritet të tërhiqen 40 kilometra nga kufiri me Izraelin. /Gazeta Enigma

Related Articles