Arratiset një 20-vjeçar nga qendra korrektuese në Lipjan, Policia e shpall në kërkim

Dje në Qendrën për të mitur në Lipjan, një 20-vjeçar ka arritur të largohet dhe akoma nuk është kapur.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari është arratisur nga kjo qendër, ku po vuante dënimin për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas informacioneve të para, posa zyrtarët korrektues e kanë zbuluar se i dyshuari ka ikur, e kanë lajmëruar Policinë, por përkundër kërkimeve, policët ende s’kanë rënë në gjurmët e tij.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për arrestimin e të miturit dhe kthimin e tij në qendrën korrektuese.

Related Articles