Arratiset një i burgosur nga stacioni i Prizrenit, suspendohen 3 policë

Arratiset një i burgosur nga stacioni i Prizrenit, suspendohen 3 policë

Tre zyrtarë policorë të stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pas arrestimit të një personi nga objekti, për shkak të mungesës adekuate të mbikqyrjes.

Kjo u konfirmua nga Inspektorati i Policisë.

“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Hetimeve, është duke zhvilluar hetime paraprake ndaj tre zyrtarëve policor të cilët shërbejnë në Stacionin Policor Prizren , në drejtim të veprës penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”. IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre në interes të procedurës hetimore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Në media u raportua se i njëjti ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Related Articles