Arratisja e Ramadanit nga arresti shtëpiak, Klinaku: Bëri shumë mirë

Arratisja e Ramadanit nga arresti shtëpiak, Klinaku: Bëri shumë mirë

Pasi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, u arratis nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut, ka reaguar Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Klinaku tha se me këtë veprim, Ramadani “bëri shumë mirë”.

“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë”, shkroi Klinaku në një postim në Facebook.

“Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit”, shtoi ai.

Tutje Klinaku tha se pushteti i ri në Maqedoni të Veriut, e që “u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së”.

“Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, përfundoi Klinaku. /Gazeta Enigma

Related Articles