Arratisja nga stacioni policor, i dyshuari shfrytëzoi dritaren e tualetit

Arratisja nga stacioni policor, i dyshuari shfrytëzoi dritaren e tualetit

Detaje të reja janë bërë të ditura për arratisjen e një personi nga stacioni policor në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi për KALLXO.com ka thënë se fillimisht i dyshuari ishte identifikuar dhe ndaluar pas një urdhri të gjykatës.

Tutje pasi është dërguar në stacion policor të njëjtit i ishte konfirmuar vendimi për tu dërguar në paraburgim fillimisht për 30 ditë.

Pas këtij vendimi, i dyshuari kishte kërkuar nga zyrtarët policor që të shkonte në tualet ku edhe më pas ka shfrytëzuar dritaren dhe është arratisur.

Për këtë ngjarje Bytyqi thotë se ka nisur edhe një hetim i brendshëm për të bërë vlerësimin e neglizhencës së zyrtarëve policor të cilët kanë qenë në detyrë atë ditë.

Në raportin ditor të policisë nuk ishin dhënë detaje të shumta për këtë rast.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar”- thuhej në njoftimin e policisë.

Related Articles