Arresohet një 26-vjeçar pasi tentoi ta vrasë një person brenda dhomës së hotelit në Tiranë

Arresohet një 26-vjeçar pasi tentoi ta vrasë një person brenda dhomës së hotelit në Tiranë

Është arrestuar një 26-vjeçar nga Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas Policisë së Shtetit, ky shtetas dyshohet se në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur.

“Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari nga Durrësi, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike dhe të atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një person të shpallur në kërkim për krime kundër personit, që qarkullonte me automjet në segmentin rrugor Linzë-Surrel, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ‘Linza’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim: M. B., 26-vjeç, banues lagjen 17/1 në Durrës. Ky shtetas dyshohet se më datë 09.12.2021, në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., i cili mbeti i plagosur. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi M. B. është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /TCH/

Related Articles