Është ekstraduar një shtetas i Shqipërisë, për vrasjen e 61-vjeçarit nga Gjakova, Haxhi Ahmetit, i cili kishte mbetur i vdekur pas një shpërthimi me eksploziv.
Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, duke njoftuar se ekstradimi ka ndodhur të hënën nga autoritetet e Shqipërisë.
Ndryshe, vrasja ka ndodhur në tetor të vitit 2018, në fshatin Smolicë të Gjakovës, ku e gjithë ngjarja iu kishte montuar në derën e shtëpisë së tij.
“Në lidhje me rastin më 19.04.2021 nga autoritetet e R. Shqipërisë është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.