Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të datës 9 shkurt, që i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Lajmi u konfirmua nga avokati i tij, Ermir Beta, i cili bëri me dije se ankimi është dorëzuar më 14 shkurt.
Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.