Gjykata në Gjilan ka urdhëruar arrest shtëpiak për të rinjtë serbë Dejan M 27-vjeç dhe Aleksandar S 31-vjeç nga Kllokoti, të cilët janë arrestuar nga policia e Kosovës për dyshimin se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm, kur gjatë festës së Krishtlindjes janë dëgjuar të shtëna në ajër.
Avokati I tyre ka deklaruar se gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim gjyqësor. “Është shqiptuar masa prej 30 ditësh arrest shtëpiak”, tha avokati Deleviq.