Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve.
Të rinjtë në seancën dëgjimore kanë kërkuar falje dhe kanë pranuar se i kanë fyer policët, por kanë mohuar se i kanë sulmuar.
“Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore që zgjati bukur shumë, gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Kanë kërkuar falje dhe kanë pranuar se i kanë fyer policët por jo që i kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këtë seancë, gjatë ditës serbët në veri të vendit kanë protestuar.