Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
S.K dhe A.Sh, janë ndaluar për 48 orë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.
“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.
Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë.
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Enigma