Pas arrestimit të Ilir Metës, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e detyrim paraqitjeje edhe për Monika Kryemadhin.
Kreu i PL-së u arrestua pak minuta me pare pranë zonës së njohur “Casa Italia” në kryeqytet.
Në qershor të këtij viti, Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.
Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore mes lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit.