Arrestimi i Kranisqit, reagon Koci: Forcë e tepruar, drejtësi selektive

Arrestimi i Kranisqit, reagon Koci: Forcë e tepruar, drejtësi selektive

Pas arrestimit të kryeshefit të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqit, ka reaguar avokati Arianit Koci.

Ai në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar fotografi të pjestarëve të policisë nga bastisja në shtëpinë e Krasniqit.

“Forcë e tepruar, drejtësi selektive. Pamje tronditëse nga bastisja e kryeshefit të KRU “Radoniqi”, Hasan Krasniqi”, tha Koci.

Tutje ai shtou se “Familja e traumatizuar, fëmijët e tmerruar, babai i moshuar në prag të vdekjes. Policia ndalon dhe kontrollon çantën e një fëmije 12-vjeçar, teksa shkonte në shkollë. Një skenë që flet vetë.

Në këtë foto, një polic në të majtë lart, me armën e gjatë të drejtuar nga shtëpia. Sikur të kemi të bëjmë me një terrorist”.

Ai rikujton se në fakt, po bastiset një luftëtar i UÇK-së.

“Hasan Krasniqi – një njeri që mban ende tre plumba në kokë nga lufta”, ka shkruar Koci në postimin e tij, shtoi avokati.

Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Postimi i plotë:

Related Articles