Arrestimi i ‘Lunes’ çon në këmbë serbët, mblidhen në veri – disa i maskojnë fytyrat

Arrestimi i ‘Lunes’ çon në këmbë serbët, mblidhen në veri – disa i maskojnë fytyrat

Një numër i serbëve janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut pasi u ndez alarmi dhe më pas u konfirmua se Policia e Kosovës e ka arrestuar drejtuesin e grupit kriminal “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si Lune.

Pas këtij aksioni, në qendër të Mitrovicës së Veriut, Kossev raporton se një numër i serbëve u mblodhën në udhëkryqin në rrugën “Lola Ribara”, gjegjësisht afër Shkollës Teknike dhe Shtëpisë së Shëndetësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e përshkroi të arrestuarin Milun Milenkoviq si organizatorin kryesor të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj në Zveçan.

Related Articles