Arrestimi i pelegrinëve serbë, reagon Haradinaj

Arrestimi i pelegrinëve serbë, reagon Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përshëndetur aksionin e policisë së Kosovës sot në Gjakovë, ku u arrestuan katër pelegrinë serbë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye.

Më tej Haradinaj shtoi se Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot.

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye. Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, kreu i AAK-së, thotë se rritja e pagave ndaj policëve, dyfishimi I tyre, nuk është vetëm kërkesë, por detyrim i shtetit.

Related Articles