Lista Serbe ka cilësuar se arrestimi “i pabazë” i ish-policit serb, siç pretendon ajo, është një hap tjetër drejt destabilizimit.
Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të ish-policit Sllagjan Trajkoviq duke thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti arrestoi dhe akuzoi Trajkoviqin për krime lufte pa pasur asnjë provë.
Në një postim në Facebook, Lista Serbe ka thënë se Kurti u kujtua të arrestonte ish-policin serb dhe të akuzonte për krime lufte pasi i njëjti u largua nga Policia e Kosovës.
“Synimi i dukshëm për të rrëmbyer një serb tjetër nga më të afërmit e tij dhe për të frikësuar serbët përmes dhunës institucionale reflektohet në faktin se Sllagjan Trajkoviq ishte polic i Kosovës për më shumë se 8 vjet, në veri të Kosovës dhe jetoi mbi më shumë se 20 vjet, dhe tani, ai u kujtua ta akuzone për krime lufte kur u largua nga Policia e Kosovës”, ka deklaruar Lista Serbe.
Lista Serbe ka cilësuar se arrestimi i pabazë, siç pretendon ajo, është një hap tjetër drejt destabilizimit
.“Ky arrestim i pabazë është një hap tjetër drejt destabilizimit të mundësive dhe pjesë e planit të Albin Kurtit për të vazhduar represionin dhe persekutimin e serbëve nga shtëpitë e tyre”, shkruan Lista Serbe.
Kjo e fundit thekson se bashkësia ndërkombëtare po shikon “në heshtje diskriminimin e vazhdueshëm ndaj popullit serb dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut”.