Policia në Gjilan njofton se janë arrestuar katër persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e posedimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve.
Njësitet policore gjatë bastisjes në tri lokacione, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar: 102 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, para të gatshme 2270 €, 30 franga zvicerane, dhe dy vetura.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon në procedurë hetimore.