Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës janë arrestuar 8 persona të dyshuar për krime kundër njerëzimit në zonën e Nevesinjës.
Duke vepruar në bazë të urdhrit të prokurorit të Departamentit Special për Krimet e Luftës, oficerët e policisë së SIPA-s (Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes) në disa qytete kanë arrestuar tetë të dyshuar.
Të dyshuarit janë ish-komandantë dhe pjesëtarë të ish-Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe dyshohen për krime kundër popullatës boshnjake në zonën e Nevesinjës.
“Krimet kanë të bëjnë me vrasjen e rreth 100 boshnjakëve në Zijemlje, përfshirë dhjetëra gra, të moshuar si dhe një numër të madh fëmijësh, përfshirë fëmijë të moshës 15 ditë deri në 2-vjeç”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së BeH-së.
Në krimin e kryer janë vrarë pothuajse familje të tëra Ploskiq, Shipkoviq, Aliçiq, Alibashiq, Mahiniq, Brajeviq, Çopelj dhe viktima të tjera.
Eshtrat e 49 personave janë gjetur, ndërsa eshtrat e 47 viktimave ende po kërkohen.
Të dyshuarit brenda afatit ligjor do t’i dorëzohen prokurorit kompetent, i cili do t’i shqyrtojë dhe do të vendos për veprime të mëtutjeshme. /Gazeta Enigma,