Garda Civile e Spanjës ka realizuar një operacion të gjerë antidrogë në provincën Maello, duke arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe duke hetuar një të katërt për aktivitete të paligjshme që lidhen me kultivimin e marijuanës.
Gjatë këtij operacioni, agjentët sekuestruan 3880 bimë marijuanë, që peshojnë gjithsej 330 kilogramë, në dy laboratorë të fshehur brenda ambienteve të mbyllura në një zonë banimi.
Hetimet filluan pas dyshimeve të ngritura nga Garda Civile, të cilët kishin identifikuar dy banesa në Maello si mundësisht të përfshira në aktivitete të jashtëligjshme lidhur me kultivimin dhe trafikun e drogës.
Pasi kishin vendosur pajisje vëzhgimi dhe kishin monitoruar lëvizjet në zonë, forcat e rendit ndërmorën një aksion që çoi në zbulimin e laboratorëve të pajisur me teknologji të avancuar për kultivimin e marijuanës.
Gjatë operacionit, tre shtetas shqiptarë u arrestuan dhe një i katërt po hetohet për krime të dyshuara kundër shëndetit publik, përfshirë trafikimin e drogës dhe mashtrimin me energjinë elektrike.
Hetimet janë ende në vazhdim dhe fokusohet në zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe mundësinë e përfshirjes së një rrjeti më të gjerë të trafikut të drogës, përfshirë një organizatë shqiptare.
Ky aksion është pjesë e një operacioni më të gjerë nga autoritetet spanjolle kundër grupeve kriminale që shfrytëzojnë zonat e mbyllura për të kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike.
Garda Civile ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë dhe ndjekë këto grupe për të frenuar përhapjen e drogës dhe veprimtaritë kriminale që kërcënojnë sigurinë publike.